Aktualitet

Tragjedia në Himarë, pas homazheve nesër protestohet te Ministria e Brendshme!

Në shkallët e Kryeministrisë, mbrëmë u ndezën qirinj si homazh për 7-vjeçaren Jonada Avdia, e goditur për vdekje në bregun e Potamit në Himarë, nga një gomone me drejtues Arjan Tasen, punonjës policie, tashmë i përjashtuar nga uniformat blu. Një ngjarje tragjike që ngre pikëpyetje për sigurinë e pushuesve në plazhe, aq më shumë që ishte i treti rast prej datës 16 korrik. Në dy të parët në Jalë e Jonufër të Vlorës pati tre të lënduar, pushues të pafajshëm, mes tyre një fëmijë 7-vjeç. Ashtu si Jonada u përplasën nga gomone, ndërsa drejtuesit e tyre humbën kontrollin e mjeteve dhe pas ndalimit iu caktua masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

Të kërkojme shkarkimin ose…

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!

Në bazë të ligjit “127/2020” për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit, në pronësi të operatorëve turistike, duhet të ushtrohen kontrolle nga Policia Kufitare dhe Autoriteti Portual. Për ata që kryejnë manovra të rrezikshme dhe nuk lëvizin brenda kufizimeve detare, ligji parashikon gjobë në masën 50 000 lekë deri në bllokim të mjetit lundrues.

Nesër në orën 19:00 protestohet te Ministria e Brendshme, me moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë njoftuan mbështetje për këtë protestë.