Botë e Çuditshme

Ujku evropian mund të zhduket?!

Rritja e numrit të ujqërve hibridë në Evropë kërcënon ta sjellë ujkun evropian, si një kafshë e egër, gjenetikisht e ndryshme, në rrezik zhdukjeje. Ujqërit hibridë janë speciet e krijuara nga kryqëzimi i ujqërve dhe qenve. Gjatë dy dekadave të fundit, popullata e ujqërve në Evropë thuhet se është shkatërruar, ndërsa hibridet e ujqërve nuk ishin studiuar mirë deri vonë, kur përparimet në gjenetikë bënë të mundur vërtetimin e ekzistencës së tyre.

Ekspertët shpjegojnë se ekziston mundësia që ata të vijnë më shumë në konflikt me njerëzit, duke dëbuar ujqërit me gjak të pastër nga habitati i tyre. Luigi Bottani, një ekspert kryesor italian për ujqërit, thotë se në disa rajone hibridet janë bërë endemike, si në Toskanë, ku përbëjnë 70% të të gjithë popullatës së ujqërve, ndërsa në disa territore të gjithë ujqërit janë hibridë. Disa ekspertë janë të shqetësuar se kryqëzimi do të çojë në një humbje të përhershme të karakteristikave të veçanta të ujkut.

Eksperti shton se:

Nëse nesër shoh një kafshë bardh e zi, me veshë të varur dhe me bisht të gjatë dhe ju më thoni se është ujk, në fakt do të zhgënjehesha. Nuk dua t’i shoh ujqërit ashtu.

Ekspertët pajtohen se, për të ruajtur ujkun evropian, hibridet duhet të migrojnë, ndërsa disa bëjnë thirrje për shfarosjen e specieve. Valeria Salvatori, një eksperte e ujqërve që drejtoi studimin e parë të hibridizimit në të gjithë Evropën tha se:

Ne po përshpejtojmë një proces që mund të ndodhë natyrshëm. Është si ngrohja globale, ne kemi për detyrë ta zbusim një ndikim të tillë.

Austria, Polonia, Sllovenia dhe Zvicra kanë nisur procesin e shfarosjes, ndërsa grupet për mbrojtjen e kafshëve në Itali po luftojnë për të shpëtuar speciet. Ujqërit mutantë që jetojnë në rrugët e shkretuara të Çernobilit mesa duket janë rezistentë ndaj kancerit. Ky fakt, po rrit shpresat se shkencëtarët mund të gjejnë tashmë mënyra të tjera për ta luftuar sëmundjen te njerëzit. Një reaktor nuklear shpërtheu në centralin bërthamor të Ukrainës në vitin 1986, duke bërë që më shumë se 100 mijë njerëz të evakuohen nga qyteti pasi nga shpërthimi u çlirua rrezatim që shkakton kancer.