Celebrities

Vajza e Beyonce nominohet për çmimet “Grammy Awards 2021”!

Vajza e madhe e divës së muzikës pop, Beyonce, Blue Ivy Carter është zyrtarisht e nominuar në çmimet e “Grammy Awards 2021”. Kjo vjen pasi këngëtarja e njohur muajin e kaluar lançoi projektin “Brown Skin Girl”, ku mori pjesë edhe vajza e saj.

Emri i 8-vjeçares nuk u shfaq në listën e të nominuarve, por Grammy’s së fundmi azhurnoi faqen e saj përfshirë atë. Kënga e Beyonce i dedikohet grave me ngjyrë, të cilat patën sukses në sfera të ndryshme të jetës. Ky është një prej nominimeve të pakëta në moshë kaq të re të çmimeve Grammy.

Ndërkohë, Carter në këngë jep një performancë të shkëlqyeshme, me vokale së cilës fillohet dhe përfundon kënga. Deri tani, Beyonce dominon nominimet e “Grammy Awards 2021”. Këngëtarja e famshme është nominuar në 9 kategori me këngën e saj “Black Parade” përfshirë këngën dhe regjistrimin më të mirë të vitit. Me 24 çmime të fituara, Beyonce shpallet gjithashtu artistja e dytë më e nominuar në historinë e Grammy-s, pas Paul McCartney, me 79 nominime në total.

Rikujtojmë, se ylli pop-star ka edhe dy fëmijë të tjerë me partnerin Jay-Z, binjakët, djalin Sir dhe vajzën Rum.