Celebrities Gossip Showbiz

Vëllai nga babai i Elvis Presley bën deklarata të forta në lidhje me vdekjen e Mbretit të Rock and Roll-it!

Një dokumentar i fundit i quajtur ‘Elvis’ Women’ u hap një diskutim për jetën personale të legjendës. Sipas David Stanley, vëllait nga babai të Mbretit të Rock and Roll-it Elvis Presley seriali kërkon të “zbulojë një njeri që ishte shumë më kompleks se perceptimi publik i ikonës amerikane”.

Sipas Irish Mirror, gjatë një pjese të intervistës me David Stanley, ai përmendi se “Ai kishte paramenduar marrjen e medikamenteve që e vranë atë”, ndërsa shtoi gjithashtu se

Dashuri, lëndim, dhimbje, ekspozim – thjesht nuk mund të duronte më. 

Elvis Presley vdiq nga një atak në zemër pas mbidozës në gusht të vitit 1977, Stanley thuhet se ishte në Graceland kur ai vdiq. Seriali bëri që Stanley të ekspozonte atë që ai beson se është e vërtetë kur pretendoi se “Pëlqimi i tij për vajzat e reja, 15 ose 16 vjeç, më sëmuri”, ndërsa deklaroi gjithashtu se ishte një mrekulli që ai nuk u kap.

Stanley shtjelloi se arsyeja pse ai nuk u ‘shkatërrua’ ishte sepse:

Ai u largua me gjëra që shumica e njerëzve nuk i bënin, për shkak të parave, pasurisë, famës dhe fuqisë, karizmës së tij.

Dokumentari i Amazon përmban intervista të grave që konstatojnë se Mbreti i Rock and Roll-it i ndoqi ato kur ishin shumë të reja.  Sofia Coppola do të publikojë ‘Priscilla’, një film i diskutueshëm që ka në qendër marrëdhënien mes Elvisit dhe Priscila-s. Ndërkohë Priscilla ka qenë shumë mbështetëse për filmin teksa shkruan në Instagram “Jam e emocionuar për interpretimin e librit tim nga mjeshtrja Sofia Coppola”.