Celebrities Music Showbiz

Vëllezërit Jonas nderohen me yllin e tyre në “Hollywood Walk of Fame”!

Vëllezërit Jonas janë nderuar së fundmi me një yll në Hollywood Walk of Fame. Gjatë një interviste me Fox News Digital, vëllezërit theksuan rolin që luajtën fansat e tyre në arritjen e tyre në këtë pikë. “Ne nuk do të kishim qenë këtu pa ata, mbështetjen e miqve dhe familjes sonë që janë gjithashtu këtu.”-tha Kevini.

Nick vazhdoi: “Ne do të gënjenim nëse do të thonim se nuk ishim të mbytur pak nga emocionet. Është e vështirë të mos jesh kur këtu ka kaq shumë ngrohtësi dhe gëzim. Është një ditë vërtet e veçantë.”

Joe shtoi: “Është një nder i jashtëzakonshëm ta ndaj këtë gëzim me kaq shumë fytyra të njohura që kanë ecur me ne gjatë karrierës sonë deri tani dhe sigurisht me fansat.” Kjo ceremoni shënoi daljen e parë publike që Nick dhe Priyanka Chopra Jonas bënë me vajzën e tyre 12 muajshe Malti Marie.

Nick shprehu se është i lumtur që vajza e tij mund të kthehet përgjithmonë në këtë vend dhe të shohë trashëgiminë që la pas. Të pranishëm ishin edhe gruaja e Kevin Jonas, Danielle dhe dy vajzat e tyre, si dhe aktorja Sophie Turner, e cila është e martuar me Joe. Rikujtojmë, se Nick Jonas ka një pasuri prej 70 milionë dollarësh së bashku me gruan e tij, Priyanka Chopra, sipas website-it të specializuar Celebrity Net Worth.