Celebrities Gossip Showbiz

“Më lër të flas” këtë të premte me të ftuar shumë të veçantë!

Donaldi dhe Romeo Veshaj më në fund kanë nisur emisionin e tyre të shumëkomentuar. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother Vip” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste. Nga kjo gjë mori spunto ideja për një format televiziv që do jetë ҫdo të premte në ekranin e Top Channel, me të ftuar, me batuta, ngacmime dhe shumë emocione.

Në këtë puntatë të tretë të emisionit, vetëm pak më parë me anë të një promoje, vëllezërit Veshaj kanë zbuluar të ftuarit e rinj të kësaj jave. Këtë të premte do të jenë tre të ftuar, që do të vijnë me rrëfime ekskluzive, të qeshura dhe do të jenë pikërisht një nga dyshet më të mira të hip-hopit, Lyrical Son dhe Mc Kresha. Por nuk ka si të mungojë dhe ëmbëlsira në fund, modelja shumë e njohur shqiptare, Adrola Dushi.

Në një lojë të bërë gjatë emisionit të parë, Romeo u pyet nëse do të jetë e ftuar Bora Zemani, por ai refuzoi të përgjigjej nxjerrë tabelën “Mos më bëj të flas”. Na mbetet për të parë nëse ekziston kjo mundësi që moderatorja të jetë pjesë e emisionit në episodet në vazhdim.

Romeo dhe Donaldi e nisën karrierën e tyre si aktorë por duket se gjatë rrugës po i shijon shumë të qenit moderatorë dhe këngëtarë njëkohësisht. Së fundmi kanë publikuar këngën “Piccaso” në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe po ashtu kanë thuajse gati edhe projektet e reja.