Lifestyle

Vendet në shtëpinë tuaj ku duhet dhe ku nuk duhet t’i vendosni paratë!

Për shumë njerëz, ruajtja e parave në shtëpi është një zakon. Megjithatë, kjo nuk është një ide e mirë sidomos nëse bëhet fjalë për vende që janë lehtësisht të aksesueshme nga hajdutët. Pra, ka disa vende të ndaluara në shtëpi ku nuk duhet t’i lini asnjëherë paratë tuaja. Së pari, mos i lini asnjëherë në pajisjet elektrike apo të vjetra. Nëse po mendoni t’i fshehni paratë brenda pajisjeve ose në një një celular të vjetër, atëherë mos e bëni. Ka mundësi që pajisjet të tërheqin interesin e hajdutit si objekte sepse shumë njerëz përdorin këto taktika.

Së dyti, është dysheku dhe arsyeja është e dukshme. Është streha klasike numër një. Ju nuk dëshironi të bëheni kaq të parashikueshëm. Një zgjedhje tjetër e keqe për të mbajtur paratë tuaja janë në sirtarë. Mos fshihni para ose ndonjë send në kopsht apo në një vazo në ballkon. Megjithatë, ka edhe disa vende ku mund t’i fshehni paratë tuaja. Lodrat e fëmijëve janë një zgjidhje e mirë sidomos në një dhomë tashmë të çrregullt. Është gjithashtu e zgjuar t’i mbështillni mirë paratë dhe t’i vendosni në një qese hermetike dhe t’i groposni në një vazo me lule.

Rikujtojmë, se gjethja e dafinës është një bimë që përdoret prej shekujsh në kuzhinë por edhe në kujdesin shëndetësor si një ilaç natyral. Sipas Feng shui, dafina ka veti magjike dhe besohet se mund të tërheqë para. Sipas besimeve të vjetra, nëse e mbani në portofol, do të tërhiqni pasuri. Ekziston gjithashtu një besim se djegia e një gjethe dafine është një mjet për të pastruar energjinë në shtëpi, si dhe për të përcaktuar nëse ka energji pozitive apo negative në shtëpi.