Celebrities Showbiz

Veprimi i Post Malone bën xhiron e rrjetit, reperi ndërpret koncertin për të martuar dy fanset e tij në skenë!

Post Malone e ka dëshmuar tashmë se bën gjithçka për admiruesit e muzikës së tij, siç edhe ka ndodhur me rastin e fundit. Në një nga koncertet e tij në Seattle, dy fanse u ngjitën në skenë ku po i priste këngëtari dhe që më pas filloi me ceremoninë e dasmës.

Vajzat qëndruan ballë për ballë, ndërsa reperi kërkonte vëmendjen e të gjithëve dhe më pas ai i udhëhoqi ato nëpër disa hapa të shkurtër për t’i thënë ‘po’ njëra-tjetrës, teksa në sfond dëgjoheshin gjatë gjithë ceremonisë duartrokitjet e audiencës.

https://www.tiktok.com/@heidilavon/video/7163002766724549934?embed_source=70805739%2C70805739%2C70805739%2C120009725%2C120008483%3Bnull%3Bembed_blank&is_from_webapp=v1&item_id=7163002766724549934&refer=embed&referer_url=www.tmz.com%2F2022%2F11%2F07%2Fpost-malone-officiates-wedding-marries-fans-stage-concert-show%2F&referer_video_id=7163002766724549934

Pasi ato shkëmbyen betimet me njëra-tjetrën, Post Malone u dha atyre ‘dritën jeshile’ për ta vulosur martesën me një puthje. Artisti i shpalli vajzat zyrtarisht të martuara përpara publikut, teksa të gjithë u shfaqën të lumtur e duke brohoritur tërë kohën.

Kjo nuk është hera e parë që Malone bën një gjë të tillë, madje ai është kthyer në të preferuarin e të gjithëve për shkak të këtyre veprimeve. Muajin e kaluar reperi zbuloi gjininë e fëmijës së një çifti duke treguar se dy nga fansat e tij po prisnin një vajzë. Lidhur me këtë pati reagime të shumta në rrjet, gjë që bëri ta vlerësojnë edhe më shumë Post Malone-n.

Reperi i njohur Post Malone njihet për tatuazhet e tij të çuditshme. Por këtë herë reperi, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post shtoi një tjetër pjesë arti në trup me një rëndësi të veçantë. Artisti ka bërë një tatuazh në ballë në nder të së bijës së vogël. Ai ka bërë tatuazh “DDP”, për të cilën TMZ raporton se janë inicialet e vajzës së tij.