Bota Botë e Çuditshme

Veriu i Norvegjisë po kërkon që dita të zgjasë 26 orë!

Rajoni më verior i Norvegjisë, Finmark, i ka kërkuar Komisionit Evropian që të miratojë vendosjen e një zone kohore me një ditë 26-orëshe. Autoritetet lokale deklarojnë se kjo kërkesë, e promovuar nga kryetari i bashkisë Vadso, një qytet i vogël në Rrethin Arktik pranë kufirit rus, të cilin shumë e konsiderojnë të çuditshëm, synon të promovojë vlerat lokale, të rrisë kohën e familjes dhe të tërheqë banorë të rinj në rajon, Politiko.

Në letrën e tyre drejtuar Komisionit Evropian, i cili konfirmoi se kishte marrë kërkesën, autoritetet lokale në rajonin e Finmarkut i kërkojnë KE-së të urdhërojë autoritetet norvegjeze të miratojnë krijimin e një zone kohore me një ditë 26-orëshe në vend të një 24 ore dite.

“Nuk kemi menduar shumë se si do të funksionojnë në praktikë zonat e reja kohore. Nuk mendoj se KE do ta miratojë këtë propozim, ndaj nuk i kemi përpunuar të gjitha detajet”,-tha Vence Pedersen, kryebashkiaku i Vadso, duke theksuar se ky rajon po lufton për të tërhequr banorë të rinj.

Rikujtojmë se Reine ndodhet në ishujt Lofoten të Norvegjisë. Tipari i tij më interesant janë shtëpitë, kryesisht ngjyrë vishnjë që dallojnë gjatë dimrit nga bora e cila mbulon shpatet e malit Reinebringen. Banohet vetëm nga 300 banorë, të cilët kryesisht merren me peshkim. Edhe pse konsiderohet si një nga pjesët më të paarritshëm të vendit vizitohet nga mijëra turistë çdo vit. Në këtë pikë të vogël në hartë, ndodh diçka magjike sa herë që erret.

Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara. Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër. Kjo dukuri është e njohur që nga lashtësia dhe vëzhguesi i parë thuhet se është Aristoteli.