Celebrities Fashion Showbiz

Veshjet e saj janë një mesazh i fortë për të gjitha gratë, një vështrim i stilit të Rihanna-s gjatë shtatzënisë!

Diva e muzikës pop, Rihanna siç tanimë të gjithë e dimë është në një pritje të ëmbël. Nuk ka qenë vetëm ky fakt që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe miliona ndjekësve të saj por edhe fakti se stili gjatë kësaj periudhe i artistes po bën shumë bujë. Këngëtarja në daljet e saj publike është parë mjaft e guximshme me stilin e saj, teksa i ka treguar të gjithë botës se nuk ka frikë të veshë bluza me barkun përjashta.

Gjyshet dhe nënat tona në shekullin e kaluar e fshihnin barkun e tyre duke veshur fustane të gjera, duke e bërë shtatzëninë e tyre pothuajse të padukshme. Për fat të mirë, gjërat kanë ndryshuar dhe më shumë nëna të ardhshme po veshin rroba që theksojnë format e tyre trupore. Gratë sot ende punojnë gjatë shtatzënisë dhe mund të udhëtojnë ose të shkojnë në palestër, kështu që kanë nevojë për opsione më të larmishme veshjesh.

Megjithatë, Rihanna shkoi shumë përtej tendencave aktuale. Ajo nuk ka frikë të veshë veshje zbuluese duke e bërë shtatzëninë me stil, edhe në mot të ftohtë. Ne nuk dyshojmë që artistja është një ikonë mode, por dukja e saj e shtatzënisë është diçka e veçantë. Në një nga intervistat e këngëtares, ajo tha se:

Po mundohem ta shijoj sa më shumë. Moda është një nga gjërat e mia të preferuara, kështu që, ju e dini, ne po sfidojmë se çfarë do të thotë të jesh shtatzënë dhe nënë. 

Mesazhi kryesor që Rihanna kërkon të përcjellë është se shtatzënia nuk është pengesë për të veshur atë që dëshironi. Ju mund të vishni bluza me barkun jashtë dhe mund të jeni shtatzënë duke qenë ende e sigurt dhe Rihanna është një shembull i përsosur i një gruaje që përjeton një nga momentet më të gëzuara të jetës dhe duket si një perëndeshë e vërtetë.

Stili i divës miliarderes tregon se ne kemi hyrë në një epokë të re ku fakti se je shtatzënë nuk do të thotë që nuk mund të vishesh për veten tënde. Këngëtarja tregon se të qenit shtatzënë nuk duhet t’ju pengojë kurrë që të ndiqni ëndrrat tuaja të modës por ta pranoni shtatzëninë si një mundësi tjetër për t’u shprehur.

Rikujtojmë, se biznesmenia renditet tashmë mes miliarderëve të botës. E pranishme për herë të parë në renditjen e “Forbes”, ylli i muzikës pop zuri menjëherë vendin e 1729 në listën me më shumë se 2500 emra. 34-vjeçarja ka një pasuri prej më shumë se 1.7 miliardë dollarësh, pjesa më e madhe e të cilave të përfituara nga firma e saj e bukurisë “Fenti Beauty”.