Gossip Showbiz

Vetëm divat si Dua Lipa kanë fuqinë të na lënë me gojë hapur, çfarë ka bërë ajo kësaj rradhe?

Ylli i muzikës Dua Lipa pa “shijuar” ende suksesin e albumit të saj të dytë “Future Nostalgia”, po na ‘servis’ të tretin album. Planet e saj mesa duket janë mjaft të mëdha dhe këtë po e tregon pas çdo suksesi që ajo korr. Ndërkaq, lajmin e ka bërë me dije bashkëpunëtori i saj, Joe Kentish gjatë një interviste për “Variety”.

Ai shprehet se Dua po planifikon nxjerrjen e një albumi të tretë, i cili është mjaft ndryshe nga ai i fundit. Së fundmi 25-vjeçarja ka paralajmëruar për publikimin e klipit të këngës “Love Again”, i cili do të publikohet të premten. Ky projekt muzikor është pjesë e albumit ‘Future Nostalgia’ dhe është një nga këngët më të pëlqyera të këngëtares.

Në fakt ajo që mori më shumë vëmendje ishte look-u i Dua-s, ku ishte shndërruar totalisht. Si ju duket look-u i saj?

Rikujtojmë, se në “O2 Arena” mori jetë ceremonia e shumëpritur e ndarjes së çmimeve të “Brit Awards” dhe me plot gojë themi se Dua Lipa shkëlqeu.

Ajo tashmë është një divë e muzikës dhe zyrtarisht fituese e 3 çmimeve “Grammy” dhe 3 “Brit Awards“. Albumi i saj “Future Nostalgia”, i lançuar gjatë karantinës ishte një sukses i jashtëzakonshëm që e bëri atë të jetë në krye të “Spotify” për javë të tëra.

Arritjet e saj të mëdha i kanë sjellë të ardhura të majme, duke e bërë kështu një ndër artistët e rinj më të pasur. Sipas mediave të huaja, Dua Lipa është këngëtarja e dytë më e paguar në Mbretërinë e Bashkuar.