Film & Tv Music Showbiz

Dua Lipa shkëlqen në “Brit Awards”, çon në shtëpi dy çmime të rëndësishme

Në “O2 Arena” mbrëmjen e kaluar mori jetë ceremonia e shumëpritur e ndarjes së çmimeve të “Brit Awards” dhe me plot gojë themi se Dua Lipa shkëlqeu.

“British International Music Awards”, pritej të mbahej në muajin Shkurt por për shkak të situatës së vështirë të pandemisë u shty sikundër shumë evente të tjera. Mbrëmja u moderua nga komediani, shkrimtari dhe prezantuesi Jack Whitehall dhe i gjithë spektakli ishte fantastik.

Por le të ndalemi pak tek këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila ishte ylli i mbrëmjes. Performanca e së cilës i la të gjithë me gojë hapur. Nisur nga një metro e duke përfunduar në skenë, Dua këndoi një kolazh të këngëve të albumit të saj super të suksesshëm “Future Nostalgia”.

Sakaq, 25-vjeçarja rrëmbeu 2 nga çmimet më të rëndësishme në “Brit Awards”, “Këngëtarja më e mirë femër” dhe “Albumi e vitit” shkuran për “Future Nostalgia”. Nga ana tjetër kujtojmë se ky album është më i shituri i vitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.