Bota Health & Beauty

Virusi me emrin ‘Sëmundja X’ shqetëson epidemiologët!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka një listë të viruseve që mund të shkaktojnë pandeminë e ardhshme vdekjeprurëse. Shumica e këtyre sëmundjeve janë tashmë të njohura por në listën e OBSH-së është një virus me emrin ‘Sëmundja X’. Termi “Sëmundja X” përdoret nga OBSH si një zëvendësues për të përshkruar një sëmundje që është e panjohur për shkencën mjekësore.

Dhe si një sëmundje, pavarësisht nëse është një virus ose diçka tjetër, ka shumë të ngjarë që nuk ka vaksina ose trajtime në dispozicion. Epidemiologu i shquar amerikan Dr.Richard Hatchet tha se:

Kjo nuk është lëndë e fantashkencës. Ky është një skenar për të cilin duhet të përgatitemi. Kjo është sëmundja X.

Dr.Pranab Chatterjee, një studiues në Departamentin e Shëndetit Ndërkombëtar në Shkollën e Shëndetit Publik tha se:

Nuk është ekzagjerim të thuhet se ekziston mundësia që një shqetësim nga ‘sëmundja X’ të jetë afër.

Epidemiologët besojnë se sëmundja e radhës X do të jetë zoonotike, që do të thotë se do të vijë nga kafshë të egra ose shtëpiake dhe më pas do të përhapet dhe infektojë popullatën. “Lëshimi i viruseve të tilla, qoftë përmes aksidenteve laboratorike ose si një akt bioterrorizmi, mund të çojë në një sëmundje fatale X dhe është cilësuar si një rrezik global,”-thonë shkencëtarët.

Ndërkaq, një miliard njerëz në 43 vende janë të rrezikuar nga kolera, sipas një paralajmërimi të OKB-së. “Ka një pandemi që po vret të varfrit para syve tanë dhe ne e dimë saktësisht se si ta ndalojmë atë, por ne kemi nevojë për më shumë mbështetje sepse nëse nuk veprojmë tani, situata do të përkeqësohet”,-paralajmëroi Jerome Pfaffmann Zabruni, kreu i shërbimit të urgjencave të shëndetit publik të UNICEF-it, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.