Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj sapo na paralajmëroi surprizën e radhës!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Majk dhe Ghetto Geasy-n, dy reperët e grupit Babastars. “Mëkati jem” ka afro 10 milion klikime në YouTube.

E pas një pauze prej pak muajsh duket se Xhensila ka vendosur të kthehet me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë me dije vetëm pak minuta më parë, teksa me anë të një video TikTok-u e shfaqur e veshur e tëra në ngjyrë ‘gold’ na ka paralajmëruar surprizën e radhës.

Nuk dimë detaje të mëtejshme si data e publikimit, megjithatë jemi në pritje të detajeve që do të zbulojë këngëtarja në ditët në vijim.

@xhensilamyrtezaj0

A ca po vjen ca po vjen❤️‍🔥Ale Ale #funny #song

♬ original sound – Xhensila Myrtezaj

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Prej shumë vitesh tanimë dyshja janë kudo bashkë edhe pse kohëve të fundit të shoqëruar nga vajza e tyre Ajka. Besi dhe Xhensila nuk ngurrojnë shpesh të tregojnë momente nga jeta e tyre familjare, ashtu siç ka bërë aktori së fundmi teksa ka uruar partneren e tij e cila feston ditën e sotme 29- vjetorin e saj.