Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i muzikës pop Madonna ndahet nga i dashuri i saj 35 vite më i ri!

Ikona e muzikës pop Madonna, thuhet se është ndarë nga partneri i saj 35 vjet më i ri, Josh Popper. 65-vjeçarja filloi lidhjen me boksierin pasi u takuan përmes djalit të saj vitin e kaluar. Josh dhe Madonna nisën romancën në fillim të vitit 2023, duke e zyrtarizuar atë në shkurt. Dyshja ishin fillimisht të pandashëm, me artisten që e brohoriste në një nga ndeshjet e tij të boksit në mars dhe ai iu bashkua asaj për një pushim në Portugali për ditëlindjen e saj në gusht.

Madonna është takuar shumë rrallë me Popper këtë periudhë sepse ka qenë shumë e zënë. “Nuk ka ndonjë gjë mes tyre, ata ende kanë raporte të mira me njëri-tjetrin. Ata po qëndrojnë vetëm miq”-tha një burim për The Sun. Ata u takuan përmes djalit të adoptuar të këngëtares David Banda, 18 vjeç, i cili kishte marrë mësime boksi në palestrën e tij Bredwinners në New York.

Ndërkohë, këngëtarja e “Material Girl” ka qenë e përfolur për shumë lidhje në të kaluarën. Ajo ishte e martuar me aktorin Sean Penn nga viti 1985 deri në 1989. Lidhja e saj më e famshme është me regjisorin Guy Ritchie, nga viti 2000 deri në 2008. Ndërkaq, pasi u diplomua në vitin 2015 dhe nuk arriti të realizonte ëndrrën e tij të futbollit, Josh iu drejtua boksit. Popper që atëherë ka shkëlqyer në boks dhe madje ka bërë bujë në TV, duke u shfaqur si anëtar i kastit në “Bravo’s Summer House”.