Botë e Çuditshme Design Lifestyle

Zbulohet rrjeti masiv rrugor 4500-vjeçar që lidh varret e lashta!

Arkeologët kanë zbuluar një rrjet rrugësh 4,500-vjeçare të ruajtura mirë në Arabinë Saudite që lidhnin varret e lashta. Studiuesit në Universitetin e Australisë Perëndimore kanë kryer kërkime të gjera gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë sondazhe ajrore të kryera me helikopter, sondazhe tokësore, gërmime dhe ekzaminime të imazheve satelitore.

Në gjetjet e botuara në revistën ‘Holocene’ në dhjetor, ata thanë se “rrugët e varrimit” që shtriheshin në distanca të mëdha në qarqet veriperëndimore arabe të Al-‘Ula dhe Khaybar kishin marrë pak njohje deri vonë. Ekspertët përdorën datimin me radiokarbon për të përcaktuar se disa nga varret datojnë në epokën e bronzit, ndërsa disa u ripërdorën deri 1000 vjet më parë, me një ekspert që vlerësoi nivelin ‘të pabesueshëm’ të ruajtjes në zonë.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se një unazë ku gdhendet një imazh i hershëm i Jezu Krishtit si bari u gjet mes thesarit të një anije të mbytur antike pranë brigjeve të Tokës së Shenjtë. E frymëzuar nga mënyra se si Krishti përshkruante marrëdhënien më ndjekësit e tij në Librin e Gjonit, imazhi i “Bariut të Mirë’ është mes më të qëndrueshmëve në botën e krishterë. Robert Kool, kreu i Departamentit të Monedhave në Autoritetin e Antikitetit u shpreh se:

Ai që shohim të gdhendur në gur, është imazhi i ‘Bariut të Mirë’. Ky ishte një prej simboleve të hershme të përdorur nga komuniteti i Krishterë në Lindje. Tregon se Jezu Krishti është bariu që mbron të krishterët.

Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.