Fashion

Zbuloni trendin e çantave të kësaj vere!

Çanta është një aksesor, i cili nuk duhet t’ju mungojë asnjëherë. Për veç prakticitetit, ajo gjithashtu i shton pikë veshjes suaj. Nëse doni të dini se cili është trendi i çantave këtë verë, ndiqni listën e mëposhtme.

Çantë kashte me një rrip lëkure ngjyrë kafe. Atë mund ta mbani, ndërkohë që keni veshur një fustan të bardhë dhe sandale po ashtu kafe.

Nëse mendoni që çantat e kashtës janë vetëm ngjyrë kafe, gaboheni. Çanta e radhës është e kuqe. Kombinimi i dy ngjyrave, do të tërheqë vëmendjen e kujtdo.

Kjo çantë është blu dhe e verdhë. Tepër e veçantë, me forma të krijuara nga artizanët kolumbianë, ajo do të jetë trend i padiskutueshëm i kësaj vere.

Nëse ju pëlqejnë ngjyrat, çanta e radhës është e preferuara juaj me siguri. Portokalli, jeshile, e verdhë dhe lejla, në këtë çantë nuk mungon asnjë nga ngjyrat. Kushtojini vëmendje kombinimit.

Tepër e veçantë në formë, çanta sferike me rruaza të bardha, është një tjetër sugjerim për këtë verë.

Çantë e bardhë, e kombinueshme me gjithçka, është e radhës. E shoqëruar me një rrip, po ashtu të bardhë, kjo çantë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj.