Sport

ZYRTARE! UEFA konfirmon se do të ketë tifozë në “EURO 2020”

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka ndarë një lajm fantastik për tifozët. Përmes një postimi në rrjete sociale, UEFA shkruan se ka lejuar që rreth 25 për qind e kapacitetit të stadiumit ‘Olimpico’ në Romë të jetë i mbushur me tifozë në Kampionatin Europian.

Theksojmë se ndeshja hapëse e Evropianit do të zhvillohet në Itali, në stadiumin “Olimpico” të Romës. Kjo do të jetë hera e parë që kampionati Europian zhvillohet në disa shtete të ndryshme.

Faza finale nuk do të jetë vetëm në një vend, por në 12 vende të ndryshme evropiane. Gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në “Uembli” të Londrës.

UEFA ka vendosur që ndeshjet e fazës së grupeve të zhvillohet në dy qytete të ndryshme.

Grupi A : Roma dhe Baku
Grupi C : Shën Petersburg dhe Kopenhagen
Grupi D : Londër dhe Glasgou
Grupi E: Bilbao dhe Dublin
Grupi F : Mynih dhe Budapest

UEFA ka njoftuar se 7 ndeshje do të luhen në Londër, për shkak se “Eurostadiumi” në Bruksel nuk ka plotësuar kushtet e vendosura nga Komiteti.