Gossip Showbiz

Vajza e Adriana Matoshit zbulon për fëmijërinë e saj! “Bota më ra përmbys…”

Kaona, vajza e njohur e aktorës Adriana Matoshi, ka hapur zemrën lidhur me eksperiencat e saj të jetës, duke ndarë momente të vështira nga fëmijëria dhe periudhat e errëta që ka kaluar.

Ajo ka folur për ndarjen e prindërve të saj, që ka ndodhur kur ishte vetëm 12-13 vjeç, një moshë shumë e ndjeshme, që ka pasur ndikim të madh në jetën e saj.

Siç thotë ajo, “bota më ra përmbys” pas asaj periudhe, por tani, më shumë se një dekadë pas, Kaona ka arritur të reflektojë dhe të ofrojë mësime për atë që ka kaluar.

Ajo ka treguar se ndarja e prindërve nuk ka qenë një ngjarje e papritur për të, pasi e kishte ndjerë atmosferën tensionuese në shtëpi edhe para se të ndodhte.

Kaona ka përjetuar dhimbje të thella në atë kohë, duke u ballafaquar me një realitet të papritur dhe të vështirë.

Kam ditur, pa u folur fare, për situatën në familje

Për të, ajo periudhë ka qenë e tmerrshme, pasi e kishte imagjinuar të ardhmen ndryshe dhe kurrë nuk kishte menduar se ndarja e prindërve mund të bëhej realitet.

Më tej, ajo ka shpjeguar se si ndarja e prindërve e ka detyruar të përballet me shumë sfida, përfshirë ndryshimin e shkollave dhe humbjen e shoqërisë së mëparshme.

Ajo ka kaluar nëpër pesë shkolla, duke ndërruar mjedisin dhe miqtë. Megjithatë, Kaona nuk ka lejuar që këto vështirësi ta ndalojnë dhe ta bëjnë të mendojë se gjithçka kishte mbaruar. Sipas saj, asnjëherë nuk ka thënë “stop” dhe nuk është ndalur për të analizuar gjithçka që po ndodhte.

Trauma nuk shërohet duke ikur nga ajo

– ka thënë ajo, duke theksuar rëndësinë e përballjes me problemet dhe mundësinë e mësimit nga ato.

Kaona sot e sheh këtë periudhë si një mësim të vlefshëm dhe një pjesë të rëndësishme të formimit të saj personal.