Vajza e reperit të njohur Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, Nina, siç duket nuk mban më mbiemrin e të atit, por atë të nënës – Ismajli.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Arbenita përmes një postimi në Instagram, ku ndau me ndjekësit një dokument që duket të jetë certifikatë nga institucioni parashkollor që ndjek vajza.
Në dokumentin e publikuar, emri i Ninës shoqërohet qartazi me mbiemrin “Ismajli”, duke ngritur dyshime se mund të jetë bërë një ndryshim zyrtar i mbiemrit.
Kujtojmë se prej muajsh, Fero dhe Arbenita janë përfshirë në mosmarrëveshje të hapura rreth kujdestarisë së vajzës së tyre.
Ndryshimi i mbiemrit mund të jetë sinjal i një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit mes dy ish-partnerëve, ndërsa publiku pret me interes të mësojë nëse do të ketë reagim apo zhvillime të reja ligjore.