Gossip Showbiz

Valbona dhe Gjesti debatojnë ashpër! “Laje gojën para…”

Në shtëpinë më të ndjekur në vend, gjatë mbrëmjes së sotme, nuk kanë munguar debatet.

Valbona Mhilli ka pasur një tjetër përplasje me banorin Gjestin për një çështje të ndjeshme që ka lidhje me babain e saj të ndjerë.

Konflikti nisi pasi Gjesti i mori kapelën e babait të Valbonës, një simbol i rëndësishëm për të, pasi ajo e lidh atë me luftën në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë diskutimit, Valbona i tha Gjestit që të kishte kujdes kur fliste për familjen e saj dhe i kërkoi të “pastrojë gojën” para se të përshëndeste familjarët e saj. Diçka që ai e veproi dhe shkoi drejt pishinës për të pastruar gojën.

Në anën tjetër, Gjesti ka vazhduar ta ngacmojë Valbonën, duke e përfshirë në një situatë ku ai dhe Laerti janë bërë banorë të vetëm, duke tentuar të nxjerrin Valbonën nga vetja, për të përfituar një avantazh strategjik për eliminimin e saj nga loja.