Një përplasje e ashpër ka shpërthyer mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, e cila ka arritur kulmin me britma dhe akuza të forta mes tyre.
Konflikti nisi kur Valbona e përballi Eglin, duke e informuar për një problem shëndetësor në mitër.
Pavarësisht se Egli shprehu se nuk ishte në dijeni të këtij problemi dhe se fjalët e saj nuk kishin lidhje me gjendjen shëndetësore, Valbona vazhdoi të fliste me tone të larta, duke i theksuar se nuk ishte ajo që nuk donte të kishte fëmijë.
Tensionet u rritën ndjeshëm kur Valbona e akuzoi Eglin se kishte dyshuar për dëshirën e saj për të pasur fëmijë.
Egli reagoi ashpër, duke e akuzuar Valbonën se po e përdorte këtë çështje për ta sulmuar personalisht dhe po viktimizohej pa arsye.
Situata u përkeqësua kur Valbona e quajti Eglin “pa fytyrë” dhe “pa karakter”, ndërkohë që Egli përpiqej të sqaronte se fjalët e saj ishin keqkuptuar.
Ky është një ndër debatet e shumta të Valbonës me Eglin, duke arritur limitin e kësaj të fundit, e cila pohoi se pas këtij incidenti nuk do të kishte më komunikim me Valbonës pasi e ka tepruar.