Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka kënaqur tifozët pasi sot ka vazhduar zyrtarisht kontratën me klubin ku ka lënë gjurmët më të mëdha në karrierën e tij dhe duhet të qëndrojë në “Anfield” edhe për dy sezone të tjera.
Mbrojtësi holandez, i cili ka fituar tetë trofe me Liverpoolin që kur u bashkua nga Southampton në 2018, duke përfshirë Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve, ka debatuar gjatë nëse do të bëjë një ndryshim në mesfushë në fund të një sezoni (shumë të suksesshëm).
Kontrata e tij skadoi më 30 qershor të këtij viti, por në fund ai gjeti një gjuhë të përbashkët me drejtuesit, të cilët e nderuan me një pagë të re prej 400 mijë paund në javë.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Për momentin po përjetoj shumë emocione. Është një ndjenjë krenarie dhe gëzimi. Jam i lumtur që mund ta zgjas rrugëtimin që kam bërë deri tani në këtë klub edhe për dy vjet. Plani im ishte gjithmonë të qëndroja në Liverpool”, tha Van Dijk.