Bota

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në Xhenova

Dy ditë nga tragjedia në Xhenova, vazhdojnë kërkimet në atë çfarë ka mbetur nga Ura Morandi, që u shemb dy ditë më parë, në Autostradën A10. Deri tani, nuk ka ndryshim të bilancit të viktimave, 39 të vdekur, mes tyre dy emigrantë shqiptarë. Autoritetet italiane i druhen shembjeve në pjesë të tjera të urës së ndërtuar në vitet ‘60. Në Xhenova sot është dita e dytë e zisë, ndërsa të shtunën, në orën 11:00 zhvillohen funeralet shtetërorë.