Aktualitet

Veliaj kërkesë Gjykatës Administrative: Transmetoni drejtpërdrejtë seancat e gjyqit!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paraqiti një kërkesë pranë Gjykatës Administrative për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore.

Në kërkesë, Veliaj argumenton se parimi i transparencës së gjykimit duhet të garantohet përmes lejimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave për publikun. Moslejimi i transmetimit të seancave drejtpërdrejtë, sipas tij, është kufizim dhe nuk përmbush standardin e transparencës që kërkon ligji.

Si referencë, përmend praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, që tashmë transmeton drejtpërdrejtë seancat publike ndërsa thekson:

Kjo praktikë duhet të shërbejë si model për të gjitha gjykatat, pasi tregon se transmetimi i drejtpërdrejtë është plotësisht i pajtueshëm me solemnitetin dhe zhvillimin normal të procesit gjyqësor.

Po ashtu nënvizon se për shkak të funksionit të tij publik, interesit të lartë që mbart çështja, personave të shumtë të interesuar, aplikimi i një standardi më të kufizuar nga gjykatat e tjera do të cenonte të drejtën e publikut për të përçuar zhvillimin e çështjeve, besimin e publikut e do kompromentonte qëllimet e këtyre proceseve.