Sot shumë vende në Evropë nisin lehtësimin e mëtejshëm të masave kundër koronavirusit. Shumica e bizneseve në Itali, rihapen pas më shumë se dy muajve. Spanja po lehtëson kufizimet jashtë Madridit dhe Barcelonës, me grupe deri në 10 persona të lirë për t’u takuar.
Belgjika do të rihap sot shkollat fillore dhe të mesme në kushte të rrepta të distancimit social. Gjithashtu Portugalia, Greqia, Danimarka dhe Irlanda janë në mesin e vendeve që relaksojnë masat e tyre të bllokimit.