Bota

Venezuela goditet nga nje tërmet 7.3 ballë

Venezuela u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë i shkallës Rihter. Raportohet për dëme materiale, por jo viktima. Për shkak të lëkundjeve të forta ndërtesa të shumta janë evakuuar në kryeqytetin Karakas. Ndërsa autoritetet kanë njoftuar alarmin për tsunami. Tërmeti është ndjerë edhe Venezuelën jug-perëndimore dhe pjesën më të madhe të Kolumbisë, deri në Bogota.