Rajoni

Veriu i Kosovës, KFOR-i shton trupat

KFOR-i përforcon praninë në veri të Kosovës. Burime nga terreni raportojnë se prej orëve të natës, trupat e NATO-s kanë bllokuar pjesën e Gazivodës, në Zubin Potok. Gjithashtu, nuk mungojnë patrullimet ajrore të helikopterëve të KFOR-it. Niveli i gatishmërisë u rrit ndjeshëm pasi sot përfundon afati i vendosur nga Bashkimi Europian për dorëzimin e projekt-statutit lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Nëse kjo nuk ndodh, serbët kërcënojnë me shpalljen nesër të autonomisë në veriun e Kosovës, ku përbëjnë shumicën.