Kreu i Kuvendit të Kosovës i del kundër Presidentit Thaçi për çështjen e rishimikimit të kufirit me Serbinë. Kadri Veseli tha sot se në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e diskutimeve me serbët por se Kosova do të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me kufijtë e saj të pavarësisë. Prishtina do të shkojë në bisedime me Beogradin, në mënyrë që të prodhohet një marrëveshje ndërkombëtarisht detyruese që sjell njohjen e Kosovës, anëtarësim të saj në OKB dhe përshpejtimin e rrugës euro-atlantike. Kjo agjendë është koordinuar me SHBA-në dhe BE-në tha Kryepalamentari Kosovar Kadri Vesili.