Bota

Veshjet e aktorëve hollivudianë në ankand

Veshjet e aktorëve hollivudianë të filmave të vjetër do të shiten në një ankand. Xhaketa e Han Solos, e veshur nga Harrison Ford në filmin “Star Wars, mund të arrijë në mbi një milion dollarë. Gjithashtu në ankandin që do të zhvillohet në shtator do të dalin edhe rrobat që Brad Pitt veshi në rolin e Tyler Durden te “Fight Club”, si dhe letra e lamtumirës së Rozës te “Titaniku” i interpretuar  nga Kate Winslet. Në total, ankandi pritet të gjenerojë më shumë se 4.6 milionë dollarë.