Aktualitet

Vetëm 2 raste të reja me koronavirus në vend, të dyja në Durrës

Vetëm 2 raste të reja me koronavirus në vend, të dyja në Durrës. Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, shkon në 948 numri total i të prekurve. Aktualisht në Shqipëri janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Ndërsa në të dy spitalet Covid në Tiranë, momentalisht janë 15 pacientë të shtruar, 3 prej tyre në terapi intensive. Kjo është dita me më pak raste në vend prej fillimit të pandemisë.