Aktualitet

Vetëm 30 minuta seancë/ Opozita bllokoi foltoren, mazhoranca miraton projektvendimet

Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar për vitin 2026, por është mbyllur në vetëm 30 minuta.

Që në nisje të seancës ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi nisi fjalën, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe kanë kërkuar largimin e Belinda Ballukut nga salla.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se kryeministri Edi Rama është partner i besueshëm për SHBA, teksa presidenti amerikan, Donald Trump i dërgoi një ftesë zyrtare që Shqipëria të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Palestinën.

Në sesionin e ri parlamentar, Balla tha se opozita nuk e ka mirëpritur këtë lajm pozitiv për vendin, teksa i dha ultimatim për reformën zgjedhore dhe territoriale.

Balla deklaroi se nëse deri javën tjetër, deputetët e opozitës nuk do të paraqiten në komision, ndryshimet do bëhen vetëm nga deputetët e mazhorancës.