Aktualitet

Vetting-u, sot rradha e prokurorit Arben Dollapaj

 

Para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sot ka dalë Prokurori i Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj. Pasuria e tij rezulton e justifikuar. Edhe raporti mbi pastërtinë e figurës, i ofruar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar është pozitiv për Dollapajn. Prokurori me karrierë 25 vjeçare, ka patur në shqyrtim dosje të mëdha përfshirë “Gërdecin” apo “Bandën e Lushnjes”.