Aktualitet

Vettingu, konfirmohet në detyrë Prokurori Gentian Osmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Gentian Osmanin. Në seancën dëgjimore, ILDKPKI-ja kishte raportuar se Prokurori për Krimet e Rënda kishte kryer deklarim të rregullt periodik dhe se nuk kishte fshehje të pasurisë. Edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara, DSIK konfirmoi përshtatshmërinë e figurës së Gentian Osmanit për të vijuar detyrën.