Sport

Video/ Më në fund Asllani, shënon golin e parë për Besiktasin, por që nuk mundi ta evitonte humbjen!

Edhe pse ekipi i Besiktas nuk po përjeton moment të mirë në Superligën e Turqisë, mesfushori i Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani po tregon rendiment pozitiv.

Në humbjen ndaj Samsunspor, takim i vlefshëm për javën e 30-të, Asllani shënoi golin e vetëm për “Shqiponjat” e Stambollit në minutat shtesë përpara përfundimit të takimit nëpërmjet një penalltie. Mesfushori kuqezi ekzekutoi saktë 11-metërshin, një gol që gjithësesi vlejti thjeshtë për statistikë.

Për 24-vjeçarin nga Elbasani, ky është goli i parë me Besiktas-in, pas huazimit në Turqi. Përsa i takon renditjes në Superligë, bardhezinjtë mbajnë vendin e 4-të me 55 pikë, pozicion që i jep mundësinë që në sezonin e ardhshëm të marrin pjesë në Conference League.

LEXO EDHE: Tare: E ardhmja ime e lidhur me të Allegrit tek Milani? Kur nuk ka rezultate të gjithë jemi në dyshim.

Shikoni golin