Food & Drink Live From Tirana

Virale/Nga Shëngjini në Tiranë me tiganin gjigant në krah, shefi Ndoc Shtjefni me idenë origjinale për inagurimin e “Pasta n’tigan”!

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë shefi i kuzhinës Ndoc Shtjefni nga restoranti “Pasta n’Tigan”. Përveç gatimeve mjaft të shijshme, ai ka krijuar një metodë mjaft unike servirje, pasta në tigan. Si lindi ideja e kësaj dhe çfarë recetash mund të gjejmë në restorantin “Pasta n’Tigan”, na tregon vetë shef Ndoc Shtjefni

Një video e jotja është bërë virale, ku je ti me tigan të madh dhe vjen nga Shëngjini në Tiranë, të cilën e bërë në kuadër të inagurimit të restorantit në zonën e Myslym Shyrit. Sa peshon ai tigan?

Nuk e di për peshë, por si dimension është 120×120 cm. Është alumin, por është i rëndë, se bishti është inoksi, është shumë i rëndë. Të them të drejtën tentova të hypja në urbanin e Unazës, thashë ta bëja një xhiro me urban por nuk e zinte tek dera. Dhe po ta fusja i binte që të spostoja njerëzit dhe e lashë, zbrita.

Atë tiganin e ke vendosur në hyrje të restorantit?

Tigani ka qenë në hyrje kur është bërë hapja, pastaj e kam hequr, sepse e përdor nëpër evente dhe nuk mund ta lija jashtë. Tek restoranti në Myslym Shyr kur e fus brenda, zë dy tavolina. Nuk mund ta përdor se restoranti te Myslym Shyri është i vogël. Unë dua që njerëzit të konsumojnë në një ambient të ngrohtë, jo të jetë një hapësirë e madhe ku ndoshta unë nuk mund t’u jap cilësi të gjithëve. Kurse një ambient të vogël di ta ruaj.