Gossip Showbiz

Vjen puthja e ZJARRTË nga Gjesti dhe Egli!

Teksa ishin të shtrirë në krevat, Egli dhe Gjesti i kanë dhuruar një puthje të zjarrtë njëri tjetrit. Në atë moment, ka shkuar Loredana dhe Danja dhe i kanë ngacmuar banorët.

Gjesti:

Ikni se është e nxehtë situata.

Një moment i tensionuar mes banorëve të “Big Brother VIP” ka bërë xhiron e rrjetit, duke ndezur komentet e ndjekësve. Egli i ka kërkuar sqarime Gjestit për sjelljen e tij brenda shtëpisë, duke e pyetur hapur pse nuk e ka puthur asnjëherë para kamerave, ndryshe nga ajo që ai ka bërë me Xhenetën.

Kjo situatë ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë ndjekës sugjerojnë se Gjesti mund të jetë duke “luajtur” me ndjenjat e Eglit. Por ajo çka që e bëri edhe më të zjarrtë këtë moment ishte reagimi i Xheneta Fetahut në Instagram. Ajo publikoi videon e diskutimit dhe shtoi një koment thumbues.