Aktualitet

Vrasja e Anesti Ramës/ Vihet në PRANGA edhe një person i tretë: Ndihmoi 26-vjeçaren të mbyste babain e saj! (EMRI)

Policia ka vënë në pranga një person të tretë disa ditë pas vrasjes së 56-vjeçarit, Anesti Ramës në Fier.

Bëhet me dije se personi i arrestuar ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës, Emanilda Rama për të mbytyr babain e saj dhe më pas 26-vjeçarja e ka raportuar ngjarjen si një aksident.

Sipas saj babai i saj u rrëzua në banjo por gjithçka mori kthesë kur policia nisi të dyshonte se diçka tjetër fshihet pas ndarjes nga jeta të Ramës.

I arrestuari është identifikuar si Çlirim Dogani. 55-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për të mbytur Ramën.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe nëna e 26-vjeçares, Valbona Rama pasi ajo dyshohet se ka ndihmuar në pastrimin e ambientit për të mos lënë gjurmë të aktit të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.