Aktualitet

Vuanin dënimin të burgosurit me probleme të shëndetit mendor, mbyllet burgu ‘ferr’ i Zaharisë! (Konsiderohej si kamp përqëndrimi)

Prej vitesh organizmat ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër Shqipërinë për situatën në burg e Zaharisë, një institucion ku mblidheshin të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.

Ditën e sotme ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri me dije se të gjithë të dënuarit që janë aktualisht në Zahari do të transferohen në burgun e Shënkollit, në të cilin do të jenë gati blloqet 4 dhe 5 që janë përshtatur si spital.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr.

Në takimin me gazetarët Ministri i drejtësisë bërë me dije gjithashtu sot se nuk do të ketë amnisti. Gjithashtu ai ka cekur edhe revoltën e disa të burgosurve në Peqin, duke nënvizuar se  ajo nuk është grevë por thjesht disa ankesa që po analizohen.