Aleksandër Vuciç vlerëson se “Ka ardhur koha më e mirë që të gjendet zgjidhje për Kosovën” dhe sipas tij, “Serbia është e interesuar për paqe, jo vrasje”. Në një konferencë shtypi në Beograd, Presidenti Serb shtoi se “Marrëveshja”, për të cilën ai ka dyshime se do të arrihet, “nuk do t’i bëjë serbët e shqiptarët të festojnë”. Ndërkaq, Vuçiç i njeh politikës së Beogradit shumë gabime, përfshirë kërkesën ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të vlerësuar pavarësinë e shpallur nga Kosova. Kjo gjykatë i dha të drejtë Prishtinës, vendim që sipas presidentit, ia ka bërë më të vështirë Beogradit, të bindë të tjerët se Kosova është pjesë e Serbisë.