Rajoni

Western prej vërteti. Kosovarët tmerrojnë Triesten në Itali. (foto të përleshjeve në rrugë)

8 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë gjatë një sherri masiv që shpërtheu në qendër të qytetit italian të Triestes.

Sherri nisi në një bar dhe sipas medieve italiane,  protagonistë ishin disa punëtorë kosovarë. Dy prej të dyshuarve u kapën nga policia ndërsa tentonin të largoheshin nga vendngjarja.

Edhe gjatë arrestimit, të shtënat e armëve nuk ndaluan. Në sherrin masiv veç armëve të zjarrit i përdorën edhe shufra hekuri e sende të tjera të forta. Mendohet se grindja që degjeneroi në sherr masiv ka nisur për çështje banale që lidheshin me aktivitetin ku punonin kosovarët. Në të mendohet të jenë përfshirë 15 persona, prej të cilëve 8 mbeten të plagosur. 4 patrulla policie mbërritën me urgjencë në vendngjarje, si dhe 7 ambulanca.

Mediat italiane kanë publikuar edhe foto të përleshjes në rrugët e Triestes.

Qyteti është praktikisht i shokuar, thotë shtypi vendas. Njëri prej punonjësve të lokalit tha se kishte punuar për 33 vjet në atë zonë, por nuk kishte parë kurrë një skenë të tilla kaq të dhunshme. Sipas tij, dy grupet në fillim ishin përplasur verbalisht, pastaj kanë nxjerrë shufrat e hekurit, e në fund, edhe armët e zjarrit.