Modelja Xheneta Fetahu ka vazhduar komentet lidhur me lojën e Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”. E ftuar në një lidhje direkte në emisionin “E Diell”, ajo deklaroi me bindje se kundërshtari i vetëm i këngëtarit pejan është pikërisht ajo. Fetahu u shpreh:
Kundërshtari i vetëm i tij është Xheneta. Unë ia tregova që nga Kosova kush është më i fortë, prandaj ai doli para meje
E pyetur për pritshmëritë rreth finales, ajo parashikoi fitoren e Gjestit, por shprehu një tjetër preferencë personale.
E fiton Gjesti, por unë dua të fitojë Rozana Radi
Xheneta ka folur hapur në media për raportin e saj me Gjestin, që nga fillimi i pjesëmarrjes në Big Brother.
Nga ana tjetër, këngëtari e ka akuzuar publikisht për mënyrën se si ka ndikuar dinamika e tyre në lojën brenda formatit të shkuar.