Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i “Shtëpiaket e Dëshpëruara” mohon të ketë kryer ndërhyrje në fytyrë dhe shprehet e irrituar me ato që shpërfytyrojnë veten!

Aktorja Teri Hatcher, pretendon se nuk ka bërë kurrë operacione plastike. Ylli i serialit “Housewives”, e cila së fundmi festoi 60-vjetorin e lindjes, ka folur për ndërhyrjet dhe pranoi se është e irrituar me gratë e famshme që nuk janë të sinqerta për atë që i kanë bërë vetes. “Të jesh grua, të plakesh është e vështirë”, tha aktorja në podcast-in “The Skinny Confidential Him & Her Show”.

Kështu që nuk gjykoj askënd nëse ndihet mirë për jetën e tij. Por nuk më pëlqen kur njerëzit nuk janë të sinqertë për këtë. Kur je e famshme dhe gënjen, pjesa tjetër prej nesh ndihet keq.

Kur u pyet nëse i është nënshtruar ndonjëherë operacioneve, Teri tha jo, megjithëse nuk e përjashton plotësisht mundësinë në të ardhmen.

Për momentin, kur shikoj veten në pasqyrë dhe mendoj për atë që më mungon ose me të cilën kam vështirësi, zgjidhja ime nuk është një ndërhyrje kirurgjikale. Zgjidhja ime është të punoj me veten. Është punë intelektuale. Është punë emocionale. Nëse do të ndieja se zgjidhja ishte të mos kisha rrudha në qafë, atëherë ndoshta do ta bëja këtë. Unë nuk e gjykoj këtë.

Teri Hatcher pranoi hapur gjithashtu së fundmi se nuk ishte edukuar për seksin kur humbi virgjerinë në adoleshencë. Ylli i “Desperate Housewives” rrëfeu për herë të parë për humbjen e virgjërisë në episodin e fundit të podcastit të saj “Desperately Devoted”. “Nuk dija çfarë ishte një prezervativ,” pranoi aktorja 60-vjeçare, duke shtuar se kjo ndodhi ndërsa ishte ende në shkollë të mesme. “Më duket se hera e parë që do të bëja seks ishte si nxënëse e shkollës së mesme, në shtëpinë e prindërve, në shtratin e tyre me ujë,” kujtoi Hatcher, duke shtuar se nuk kishte idenë se si dukej një prezervativ dhe si përdorej.