Showbiz

Ylli i “Shtëpiaket e Dëshpëruara” shfaqet pa grim në Instagram: “Ja si dukem në dritën e vërtetë”

Aktorja e njohur Teri Hatcher, e cila u bë e famshme me rolin e Susan në serialin “Desperate Housewives”, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa selfie natyrale, ku shfaqet pa grim.

60-vjeçarja publikoi një kolazh fotosh të realizuara gjatë një shëtitjeje në mbrëmje, duke shijuar perëndimin e diellit.

Në mbishkrimin që shoqëronte postimin, Hatcher shkroi:

Duke ecur nëpër perëndimin e diellit në atë orë magjike të artë që çdo operator fitues i çmimit Oscar do ta ndiqte, doja të shihja nëse kishte ndonjë ndryshim – dhe nëse kishte rëndësi. Ja pra një pamje timen pa filtër përballë diellit

Aktorja u inkurajoi ndjekësit ta zmadhonin foton për të parë rrudhat dhe pamjen e saj reale, duke nënvizuar natyralitetin dhe pranimin e vetvetes.

Ajo kujtoi gjithashtu se kishte bërë diçka të ngjashme edhe në vitin 2010, kur publikoi për herë të parë një foto pa grim, duke pranuar se shumë e konsideruan të “çmendur” për këtë veprim.

Postimi i Hatcher është pritur pozitivisht nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar për sinqeritetin dhe guximin për të treguar bukurinë natyrale në një botë ku filtrat dhe grimi dominojnë rrjetet sociale.