Aktualitet

Yuri Kim: SHBA e fut Shqipërinë te vendet me rrezik të ulët infektimi nga COVID!

Ambasadorja Yuri Kim thekson se nga 7 qershori CDC e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të COVID-19.

Që nga 7 qershori, CDC e ka futur Shqipërinë si një vend me “Nivel 1: Niveli i ulët i Covid-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC, -shkruan ambasadorja Kim.