Lëngu i selinosë është zgjedhja kryesore e njerëzve që kujdesen për shëndetin nga jashtë brenda.
Ai është shumë i pasur në ushqyes të cilët mbrojnë organizmin nga një sërë sëmundjesh.
Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcejtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.
Ato gjithashtu përmbajnë kalium, acid folik, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sodium dhe amino acide.
Një nga përfitimet më të mëdha që ofron lëngu i selinosë është ulja e kolesterolit të keq.
Lëngu që përftohet nga dy kërcenj të selinosë mund ta ulë kolesterolin me të paktën 7 përqind.
Si Ta Përgatisni Dhe Kombinoni Lëngun e Selinosë Për Uljen e Kolesterolit
Pastrojeni mirë selinonë me ujë të bollshëm.
Priteni në shirita të hollë që të përftoni sa më shumë lëng prej tyre gjatë shtrydhjes.
Lëngun e selinosë mund ta përzieni me lëngun e freskët të mollës, karrotës apo perimeve të tjera.