Erëzat dhe bimët mjekësore janë ndër aleatët më të mirë të organizmit në stinën e gripit. Ato forcojnë sistemin imunitar dhe e ndihmojnë atë të mbrojë organizmin në mënyrë më efikase ndaj viruseve. Për më tepër, ato ndihmojnë në shërimin e trupit nga infeksionet shumë herë më shpejt.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë ide se si të përdorni erëzat dhe bimët mjekësore në të mirë të shëndetit.
Pupëza
Shkencëtarët dhe studiuesit e rendisin këtë bimë si një nga antibiotikët më të fortë natyralë.Pupëza përdoret për të trajtuar gripin dhe të ftohtit, bajamet, sindromën e lodhjes kronike, migrenën, reumatizmën, infeksionet e gjakut dhe infeksione të tjera bakteriale.
Hudhra
Hudhra është shumë efikase në eliminimin e mikrobeve. Atë mund ta gatuani ose ta hani të freskët. Nëse e tresni hudhrën në mjaltë apo uthull molle, do të merrni vlera të dyfishta. Për të maksimizuar vlerat e hudhrës, rekomandohet prerja ose shtypja e hudhrës të paktën 10 minuta përpara gatimit.
Çfarë duhet të bëni patjetër kur jeni sëmurë
Rregulli i përgjithshëm kur jeni sëmurë është që për çdo ditë që keni temperaturë të merrni një ditë pushim. Trupi ka nevojë për pushim që të rimëkëmbet dhe ta luftojë gripin. Nëse nuk i jepni kohën që i nevojitet, do të jeni më të brishtë dhe një shënjestër më e lehtë për infeksionin e rradhës. Sa i përket ushqimit, idealja është lëngu i mishit, përfitimet e të cilit mund t’i lexoni këtu. Pasi të jeni bërë më mirë, ndërroni çarçafët e këllëfët e jastekëve, pizhamat e çdo gjë tjetër ku jeni shtrirë. Ndërroni edhe furçën e dhëmbëve dhe vazhdoni të hani supa. Shmangni sheqerin dhe produktet e bulmetit deri sa të jeni shëruar plotësisht.