Lifestyle

Si të dukeni gjithmonë të veshur shtrenjtë dhe bukur

Jo gjithmonë dukesh bukur kur vishesh shtrenjtë. Ti mund të dukesh bukur e me stil edhe me veshje të lira. Mjafton të dish të kombinosh ngjyrat. Nëse zgjidhni materialin, ngjyrën apo prerjen e duhur, athëherë ju do të dukeni shumë të kuruar.

Për t’u bërë selektive në blerjet e radhës, kini parasysh listën më poshtë:

  1. Pambuk i bardhë

Rri mirë në trup dhe thjeshtësia e bën të duket si “blerje e shtrenjtë”.

  1. Material i trikotuar

Mundësisht veshja të kombinohet me një ngjyrë!

  1. Lino

Linoja nuk zhgënjen kurrë dhe s’është nevoja të lini gjithë rrogën e muajit për ta blerë.

  1. Xhinsi

Ngjyra xhins ju bën të dukeni më ‘chic’.

  1. Lëkura

Veshjet e lëkurës janë ndër të preferuarat e vajzave kohët e fundit. Nëse e kombinoni me një këmishë të bardhë si në foto do të dukeni shumë mirë.