Qeveria e Zelandës së Re ka ndaluar shitjen e shtëpive për të huajt, duke thënë se neozelandezët janë të lodhur së qeni qeraxhinj në vendin e tyre. Ministri i Financave tha se, masa synonte të bënte blerjen e një shtëpie më të përballueshme për banorët vendas.Vetëm një e katërta e të rriturve në Zelandën e Re kanë një shtëpi të tyre, krahasuar me gjysmën e neozelandezëve që e kishin një shtëpi të tyren në vitin 1991.