Bota

Zemërim në Itali, turisti shkatërron pikturën e shekullit të 18-të!

Së fundmi një turist ka shkaktuar zemërim në Itali pasi dëmtoi një pikturë të shekullit të 18-të, ndërsa përpiqej të bënte një selfie. Ai po shijonte një vizitë në Galerinë Uffizi në Firence dhe vendosi të bënte një fotografi të vetes duke imituar pozën e Ferdinando de’ Medici, Princit të Madh të Toskanës, në një portret nga Anton Domenico Gabbiani.

Por burri u pengua prapa, duke rënë mbi portret dhe duke lënë një vrimë në nivelin e çizmes së djathtë të princit. Stafi i muzeut e identifikoi shpejt burrin dhe e denoncoi atë në polici për shkaktimin e dëmit. Piktura u hoq për riparim, me ekspertët që arritën në përfundimin se dëmi ishte relativisht i vogël. Incidenti ndodhi në dhomat e katit përdhes ku pritej ekspozita Firence dhe Evropa: Artet e Shekullit të 18-të në Uffizi, e para nën drejtimin e drejtorit të ri të galerisë, Simone Verde. Një sindikatë që përfaqëson punonjësit e muzeut tha se turisti kishte hipur në një platformë të ulët, që synonte t’i mbante vizitorët në një distancë të përshtatshme nga pikturat.